“U martova edhe unë më në fund”, ish konkurrenti i “Për’puthen” i jep fund beqarisë

Ani pse brenda programit të “Për’puthen”, konkurrentët nuk gjejnë dashurinë e tyre, shumica e tyre e gjejnë jashtë programit. Së fundi njëri nga ish konkurrentët e sezonit të tretë, i ka dhënë fund beqarisë, shkruan lajmi.net. Bëhet fjalë për Melikun, i cili u martua me partneren e tij, Jonidën. Këtë e ka bërë të ditur…

ShowBiz

23/08/2022 16:33

Ani pse brenda programit të “Për’puthen”, konkurrentët nuk gjejnë dashurinë e tyre, shumica e tyre e gjejnë jashtë programit.

Së fundi njëri nga ish konkurrentët e sezonit të tretë, i ka dhënë fund beqarisë, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Melikun, i cili u martua me partneren e tij, Jonidën.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një videoje në ‘Instagram’, i veshur dhëndër në një makinë bashkë me gruan e tij tashmë.

“U martova edhe unë më në fund.”, shkruan ish konkurrenti i “Për’puthen” krahas videos.

Meliku, gjatë rrugëtimit të tij në “Për’puthen” kishte takime të shpeshta me Laureta Zyban, nga Kosova., por gjërat nuk shkuan aq mirë.

Ai ishte i deklaruar për Lauretën, por pas një debati të fortë, Meliku tërhoqi deklaratën për të duke u larguar përfundimisht nga emisioni./Lajmi.net/