‘U ktheva në kuzhinë’, Mozzik vjen me foto nga studio

Mozzik po vazhdon të jetë aktiv në skenën tonë muzikore.

ShowBiz

18/03/2019 19:19

Reperi ferizajas këtë vit ka njoftuar fansat se vjen me album të ri për të cilin po punon mjaft shumë, shkruan lajmi.net.

Kështu, ai ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, përkatësisht në Instagram teksa shfaqet nga studio.

“U ktheva në kuzhinë ???? #2EURO”, ka shkruar ai.

Sa i përket projekteve muzikore, e fundit këngë e publikuar nga reperi është “Romeo&Juliet”, në duet me Loredana Zefin.

Ndërkaq, në albumin e ri një nga projektet do ia kushtojë vajzës, Hanës, e cila erdhi në jetë në dhjetor të vitit të kaluar. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvKIYH6lJJv/