U kritikua se nuk këndoi ‘live’, Ritës i del në mbrojtje artisti i njohur

Rita Ora është ndër artistet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

23/11/2018 17:56

Rita Ora ditë më parë performoi në “Macy’s Thanksgiving Day Parade”, shkruan lajmi.net.

Në këtë paraqitje, këngëtarja këndoi ‘playback’, andaj në disa raste pati mospërputhje të fjalëve me këngën në sfond.

Kjo gjë ka bëhet që Rita të kritikohet nga ndjekësit, por asaj i dolu në mbrojtje këngëtari i famshëm, John Legend.

“Të gjithë duhet të këndojmë në ‘playback’ gjatë kësaj parade, sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar të gjithë mjetet teknike që duhen për të kënduar ‘live’, ” ka shkruar ai.

Në anën tjetër, Rita ka shprehur keqardhjen për këto reagime dhe ka thënë se të gjitha paraqitjet e saj janë 100% live. /Lajmi.net/