U kërkua largimi i frazës “A ban me fol”, reagon menaxheri i Taynës

Dje, Tayna ka lansuar projektin e ri muzikor të titulluar "Kce".

ShowBiz

14/03/2019 12:46

Në këtë këngë reperja nga Prizreni ka përfshirë edhe frazën e famshme të Ilir Hajraj “A ban me fol”, shkruan lajmi.net.

E pas lansimit të këngës ka reaguar djaloshi duke thënë se shprehjen e ka përdorë pa lejen e tij.

Lexo këtu:

E futi frazën “A ban me fol” në këngën e re, reagon djaloshi: Nuk e kam lejuar unë

Megjithatë, lajmi.net, ka kontaktuar me menaxherin e Taynës, Rinor Hykollin i cili sqaron të vërtetën.

“E kanë përdorë tre milionë shqiptarë e tash e ka përmend, Tayna ka kqyr me dal me fol e kom lyp at djalin por nuk u lajmru, u lajmru ky tjetri u ardh n’studio kemi bisedu më ka thanë në rregull mundesh me përdorë tash ai djali për me bo famë del shkrun”, ka thënë Rinori për lajmi.net.

Ndërkohë, ky postim i Ilirit tashmë është fshirë nga rrjeti social, Facebook i tij pa një arsye. /Lajmi.net/