U kërkohet mediave të heqin videot e sulmit në Zelandë të Re

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u ka kërkuar të gjitha mediumeve që t’u shmangen videove që shfaqin sulmin e tmerrshëm ndaj myslimanëve në Zelandën e Re.

Bota

15/03/2019 14:03

Kjo kërkesë erdhi pasi që njëri nga sulmuesit i njohur si Brenton Tarrant, e filmoi veten pak para se të kryejë sulmin terrorist ku mbetën të vdekur 49 persona, shkruan The Independent.

Pastaj e njëjta video u shpërnda nëpër rrjetet sociale dhe media të shumta vendore dhe ndërkombëtare filluan që ta vendosin atë nëpër ueb-faqet e tyre.

Për këtë sulm tragjik mbi dy xhami në Zelandë të Re kanë reaguar liderë të shumtë të vendeve të ndryshme.

Ndërsa liderët Myslimanë kanë thënë se ky sulm dëshmon rritjen urrejtjes ndaj komunitetit mysliman. /kk