U gjet pas një muaji kërkim, Naim Gashi dyshohet të jetë vetëvrarë

Pas një muaji kërkim gjatë ditës së djeshme Njësia e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur të gjejë trupin e pajetë të Naim Gashit, nga Komuna e Rahovecit.

Lajme

23/02/2021 08:43

Nga Policia e Kosovës rastin në fjalë e kanë raportuar si “Vetëvrasje”, deri u theksua se me vendim të prokurorit është tërhequr trupi i pajetë i viktimës dhe është dërguar në institutin mjekësor-ligjor.

Rasti në fjalë mbetet nën hetime, transmeton lajmi.net.

Ndryshe Naim Gashi dyshohet të jetë hedhur nga ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë dhe prej rreth një muaji po vazhdonin kërkimet për të.

“Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22.02.2021, dhe janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ,Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes ‘Trepça’, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kryetari i Rahovecit, Latif Gashi ka ngushëlluar familjarët derisa theksoi se Naimi ishte mësimdhënës shumë i zoti./Lajmi.net/