U futën për të eksploruar, çifti bllokohet brenda në shpellë prej të shtunës

Një çift i cili po eksploronte një shpellë në Poloni është izoluar brenda saj pasi një tunel i ngushtë i shpellës është mbytyr me ujë.

Bota

19/08/2019 23:52

Çifti ka mbetur i bllokuar në shpellë që prej të shtunës. Për shpëtimin e tyre janë angazhuar më shumë se 24 persona pjesë të ekipeve të shpëtimit.

Kontakti me çifitn e bllokuar në shpellën Wielka Sniezna nuk është arritur akoma duke bërë që shqetësimi të rritet, përcjell tch.

Po bëhen përgatitjet për të përdorur eksplozivë për të hedhur në erë një rrugë brenda shpellës.

“E vetmja mënyrë për t’u arritur atyre është përmes një seri veprimesh shumë të ndërlikuara piroteknike,” i tha për TVN Jan Krzysztof, kreu i grupit të kërkimit dhe shpëtimit të vullnetarëve Tatra.

“Ne kemi materialet e nevojshme, por kjo do të marrë shumë kohë. Ne duhet të jemi të gatshëm për punë që mund të zgjasin disa ditë në ndoshta dhe javë”,shtoi ai.