U futën në mënyrë të paligjshme në Shqipëri, arrestohen 27 irakianë

27 shtetas nga Iraku kanë rënë në pranga nga policia e Fierit pasi kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Lajme

12/12/2019 13:42

Po kështu është arrestuar edhe drejtuesit i automjetit tip autobuz S.P., 54 vjeç, banues në Sarandë.

Pas kontrolleve në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë u kapërn 27 shtetas irakian që kishin destinacion final vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.