U cilësua si një nga talentët më të mëdhenj, ja ku ka përfunduar Emre Mor

Celta Vigo ka konfirmuar se Emre Mor i është bashkuar skuadrës turke Galatasary si huazim për një sezon.

Sport

04/08/2019 14:19

22-vjeçari ishte një lojtar pak i rëndësishëm për skuadrën e Fran Escriba sezonin e kaluar, për shkak të dëmtimeve dhe humbjen e formës, dhe klubi duhej ta lejonte largimin e tij.

Klubi galik nuk ka konfirmuar asnjë detaj mbi lëvizjen e huazimit, apo nëse përfshin apo jo një opsion blerjeje për skuadrën turke, me Mor që është nën kontratë në ‘Estadio Balaidos’ deri në vitin 2022, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi turk me origjinë daneze u bashkua me Celta Vigo nga Borussia Dortmund si transferim rekord prej 14 milionë eurosh në vitin 2017, dhe ardhja e tij u prit me shpresë të madhe.

Sidoqoftë, shpresat e klubit janë shuar pasi Mor për dy vite shënoi një gol në 33 paraqitje.

Ai u konsiderua si një nga talentët më të mëdhenj kur kaloi te Dortmund, por dëmtimet nuk e lejuan zhvillimin e tij. /Lajmi.net/