U cilësua si “diss” ndaj tij, Kristi komenton këngën e re të Keisit

Kristi dhe Keisi, kishin krijuar një romancë të shkurtër brenda shtëpisë së “BBVA”. Edhe pas përfundimit të këtij edicioni, ata vazhdojnë të jenë temë e faqeve rozë, shkruan lajmi.net. Kristi gjatë intervistës së tij në Shqipëria live, finalisti i ‘BBVA 2’ ka thënë se nuk ka ndonjë komunikim me ish-banoren e shëpisë së popullarizuar, porse…

ShowBiz

31/05/2023 09:11

Kristi dhe Keisi, kishin krijuar një romancë të shkurtër brenda shtëpisë së “BBVA”.

Edhe pas përfundimit të këtij edicioni, ata vazhdojnë të jenë temë e faqeve rozë, shkruan lajmi.net.

Kristi gjatë intervistës së tij në Shqipëria live, finalisti i ‘BBVA 2’ ka thënë se nuk ka ndonjë komunikim me ish-banoren e shëpisë së popullarizuar, porse është takuar në prapaskenat e “Portokalli” dhe e kanë bërë një bisedë bazike.

Ai konsideron se në raste të takimeve në evenimente të ndryshme nuk ka ndonjë arsye për ta injoruar, duke qenë se kanë “kaluar kohë bashkë aty brenda”.

Ndërkohë, javë më parë, Keisi e ka publikuar këngën e titulluar “Bye, Bye”, e cila në rrjetet sociale është cilësuar si një dedikim për të.

“Nuk e kam dëgjuar këngën me shumë vëmendje. Por, kam dëgjuar nga burime se ishte një tip ‘dissi’. Dëgjova vetëm ‘Bye, Bye’”, është shprehur ai.

Në komentin e tij, Kristi ka shtuar se mund të jetë një lloj ‘dissi’ për të, porse: “Ky mund të jetë tekst për shumë djem. Nuk e di nëse është për mua apo për një ish tjetër”.

“Nuk jam i sigurt se është diss. Ka një dyshim të vogël se mund të jetë një diss aty…”, ka theksuar tutje./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CASSEY 🦋 (@keisimedini)