U bombardua për t’u vendosur paqja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg ka thënë se i vjen keq për humbjen e jetëve gjatë fushatës së sulmeve ajrore të NATO-së në Jugosllavi, por sipas tij, qëllimi ishte mbrojtja e civilëve.

Lajme

11/06/2015 18:59

“U shpreh ngushëllime të gjitha familjeve që i kanë humbur të dashurit. Qëllimi i operacionit ajror i NATO-së ishte po ashtu mbrojtja e civilëve dhe ia kemi dalë ta bëjmë këtë”, ka thënë ai.

“Nuk kemi mundur ta eliminojmë vdekjen e civilëve. Qëllimi i operacionit gjithsesi ka qenë vendosja e paqes”, ka theksuar ai pas një takimi me Kryeministrin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq.