U bë mirë në Bruksel

Marrëveshja e arritur midis Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Dacic, të dielën në Bruksel, është e rëndësishme dhe është formim i shtetit të Kosovës. Kështu e ka komentuar Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri marrëveshjen për telekomin dhe energjinë. Në një konference për media, Tahiri ka deklaruar se Kosova do të ketë kodin e vet telefonik, ndërsa sa i…

Lajme

09/09/2013 18:29

Marrëveshja e arritur midis Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Dacic, të dielën në Bruksel, është e rëndësishme dhe është formim i shtetit të Kosovës.

Kështu e ka komentuar Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri marrëveshjen për telekomin dhe energjinë.

Në një konference për media, Tahiri ka deklaruar se Kosova do të ketë kodin e vet telefonik, ndërsa sa i përket energjisë KOSST nuk do të ketë pengesa në anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Një aspekt shumë i rëndësishëm që ne të gjithë kemi qenë të brengosur se këto marrëveshje i japim fund operatorëve ilegalë në të dyja fushat, telekom dhe energji. Po flas për këto marrëveshje në hollësi, sepse është e rëndësishme që të dihet se çka është arritur.”

“Në fushën e telekomit çështja e parë kryesore e Kosovës do ta ketë kodin e saj telefonik ndërkombëtar, që do t’ia jep ITU dhe BE do ta ndihmojë Kosovën për ta marrë këtë kod”

“Ky është një formim i shtetit të Kosovës, sepse Kosova do të ketë identitetin e saj shtetëror dhe me këtë kod, që pritet të realizohet në janar të vitit 2015.”

Kosova pret që ITU t’ia japë kodin telefonik 383 ose 384, që sipas Tahirit, i ka takuar Kosova nga statusi i mëparshëm.

Të gjithë operatorët, si Vala apo Ipko do të kalojnë në kodin unik shtetëror, ndërsa periudha e migrimit në aspektin teknik merr kohë rreth 12 muaj.