U arratis i dënuari për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Gjykata lëshon urdhërarrest ndaj Marko Roshiqit
Policia e Kosovës, sot ka njoftuar se është arratisur nga drejtësia Marko Roshiq, i d1%nuari [ër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Me datë 28.06.2024, gjykata ka shpallë aktgjykimin në këtë çështje penale ku të akuzuarin Marko Roshiq e ka dënuar me 10 vite burgim. Në një përgjigje për lajmi.net, nga Gjykata Themelore në Prishtinë…

Lajme
Policia e Kosovës, sot ka njoftuar se është arratisur nga drejtësia Marko Roshiq, i d1%nuari [ër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Me datë 28.06.2024, gjykata ka shpallë aktgjykimin në këtë çështje penale ku të akuzuarin Marko Roshiq e ka dënuar me 10 vite burgim.
Në një përgjigje për lajmi.net, nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë sqaruar se pas pranimit të vendimit për ekzekutimin e aktvendimit të Gjykatës, Stacioni Policor në Veri ka ndërmarrë veprime për arrestimin e të dënuarit, por ai nuk është gjetur në adresën e banimit.
“I akuzuari M.R është njoftuar për datën dhe kohën e shpalljes së aktgjykimit. I njëjti nuk ka qenë prezent në shpallje të aktgjykimit, pasi që nuk është obligative pjesëmarrja në shpalljen e aktgjykimit. Gjykata me rastin e shpalljes së aktgjykimit nuk ka mundur ta arrestojë, pasi që i njëjti nuk ka qenë prezent në sallën e gjykimit edhe përpos faktit se ka qenë i njoftuar për datën dhe kohën e shpalljes. Me aktgjykimin e shpallur, gjykata i ka caktuar të akuzuarit M.R edhe masën e paraburgimit, ku po me datë 28.06.2024, ka marrë aktvendim të posaçëm me të cilin të akuzuarit i është caktuar masa e paraburgimit. Aktvendimin për caktimin e masës së paraburgimit, gjykata përmes e-mail ia ka dorëzuar: Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Avokatit Mahmut Halimi dhe të akuzuarit M.R (përmes postës). Të gjithë këta të apostrofuar kanë konfirmuar pranimin e vendimit, përpos për të akuzuarin M.R, nuk kemi ende konfirmim nga posta, nëse e ka pranuar vendimin apo jo”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për lajmi.net.
Gjykata tha se pas informimit nga Policia Kosovës se nuk kanë mundur ta ekzekutojnë vendimin e gjykatës, menjëherë ka lëshuar urdhër-arrest për sigurimin e prezencës së të akuzuarit dhe dërgimin e të njëjtit në paraburgim.
“Tani rasti është me Urdhër-arrest për arrestimin e këtij të akuzuari, e të cilin urdhër e ka në zbatim Stacioni Policor në Mitrovicë”.
Të premten e 28 qershorit, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka dënuar më 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Roshiq u dënua për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë”.
Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit. /Lajmi.net/