U akuzua nga Trepça 89′ për sjellje të keqe, reagon Dellova

Trepça 89' kishte reaguar ndaj futbollistit Lumbardh Dellova për fyerje dhe sjellje të pahijshme ndaj zyrtarëve mitrovicas, tani edhe Prishtina ka publikuar një deklaratë të Dellovës.

Sport

27/02/2021 17:53

Lumbardh Dellova shënoi në min (52′) dhe Abazi min (90+6), ndërsa për Trepçën shënoi Muja (90+1′). Prishtina fitoi me rezultatin 1-2 në Mitrovicë, por Dellova u bë mollë sherri ndërmjet skuadrave, transmeton lajmi.net.

Ishte pikërisht futbollisti, Lumbardh Dellova, i cili nxiti klubin mitrovicas të reagojë në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook.

KF Trepça e cilësoi Dellovën si të pa edukatë, ku tha se gjestet e futbollistëve duhet të jenë pasqyrë për gjeneratat e reja.

Tani, pas kësaj deklarate, Prishitna ka publikuar një deklaratë të futbollistit të rrjetin e tyre social, Facebook. Dellova doli në mbrojtje të veprimeve të tij, ku tha se nuk ka pasur qëllime të ofendojë askënd.

“Nuk kam provokuar askënd, thjesht kam qenë shumë i lumtur dhe kam festuar”, tha ai.

“Nuk kam pasur asgjë me askënd e aq më pak me ndonjë anëtar të kryesisë së Trepçës ’89. Pas ndeshjes kam shkuar në zhveshtore duke festuar edhe nuk kam provokuar askënd”, tha Dellova.

“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet në vazhdim”, përfundoi Lumbardh Dellova./Lajmi.net/