Tyson – Seferi? ‘Meçi i vërtetë’ u zhvillua jashtë ringut në Mançester Arena

Tyson Fury me shumë lehtësi e ka fituar meçin kundër boksierit shqiptar Sefer Seferi.

Sport

10/06/2018 08:03

39 vjeçari Sefer Seferi dorëzoi meçin pas përfundimit të raundit të katërt.

Por, derisa po zhvillohej raundi i dytë i këtij meçi, “lufta” e vërtetë në Mançester Arena zhvillohej jashtë ringut.

Një përleshje mes tifozëve kishte nisur jashtë ringut, që për një moment i mori vëmendjen edhe Tyson Furyt.

Përndryshe ish kampioni i botës në peshat e rënda rikthehet në boks pas më shumë se dy viteve, ai duhet t’i fitojë edhe disa meçe që të fitojë të drejtën për të sfiduar titullin./Lajmi.net/