Tyson humbi 500 milionë dollarë

Mike Tyson ka humbur rreth 500 milionë dollarë si pasojë e mos menaxhimit të mirë të tyre.

Sport

08/12/2015 18:06

Boksieri amerikan, Mike Tyson që hyri në historinë e boksit botëror si kampioni më i ri i peshave të rënda, ka falimentuar në aspektin financiar.

Këtë e ka pranuar vetë ish- boksieri në një intervistë për televizionin amerikan CNBC, duke bërë të ditur se ka humbur 500 milionë dollarë.

“Paratë? Nuk ishin kampionati im. Nuk dija t’i administroja. Nuk dija as të administroja personat që më afroheshin për pasurinë time”, tha Tyson.

Mike Tyson hyri në falimentim për shkak të shpenzimeve të çmendura personale, divorceve dhe çeqeve të tjerë të dhëna në drejtim të ish të dashurave.

“Tani dua të jetoj jetën time esëll, nuk dua të vdes. Ndonjëherë jam një djalë i keq dhe kam bërë shumë gjëra negative dhe dua të më falin për këtë. Tani dua të ndryshoj”, vijoi Tyson.