Tyson Fury zbulon pesë kundërshtarët e radhës, Joshua ndodhet në listë

Kampioni i Botës për pesha të rënda, Tyson Fury do përballet me Deontay Wilder, por jo kundër Anthony Joshua këtë vit.

Sport

09/09/2021 09:36

Fury do këtë një betejë të tretë me Wilder në Las Vegas me 9 tetor, pas dy viteve kur ndodhi rimetchi, transmeton lajmi.net.

Pas raportimeve për betejën mes tij dhe Joshua, Fury thotë se dëshiron të mbrojë rripin kundër Dillian Whyte këtë vit, pastaj të përballet me të në marsin e vitit tjetër.

“Kam një listë me katër betejat e tjera pas Wilder. Do përballem në dhjetor sepse Joshua nuk ndodh atëherë”.

“Do jetë kundër Wilder me 9 tetor, White në dhjetor në stadium diku ku do ta nokautojë, do jetë e lehtë”.

“Pastaj është Joshua në mars në Arabinë Saudite, pastaj rimetchi këtu në Wembley”.

Fury gjithashtu premtoi një trioligji me një rivalin e vjetër Derek ‘Del Boy’ Chisora.

“Pastaj do përballem me Chisora në betejën e pestë dhe të fundit. Kjo do jetë për dy vitet e mia të ardhshme”.

“Wilder 9 tetor, Whyte dhjetor, Aj në mars, rimetchi në shtator dhe pasta Del Boy për të përfunduar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Fury nuk ka luftuar në ring që nga shkurti i vitit 2020./Lajmi.net/