Tyson Fury konfirmon kundërshtarin e radhës

Gjiganti i boksit profesionist, Tyson Fury, ka konfirmuar kundërshtarin e tij të radhës.

Sport

24/03/2019 09:27

Fury kishte tentuat që të aranzhonte një revansh me kampionin e WBC, Deontay Wilder, por ky i fundit nuk është përgjigjur, sipas britanikut.

‘Gypsy King’ duket se është dorëzuar në atë çështje dhe ka caktuar duelin e radhës, të cilin do ta zhvillojë më 15 qershor, në Las Vegas.

Tom Schwarz do të jetë kundërshtari që do të kontestojë forcën e 30 vjeçarit, përcjell lajmi.net.

I lindur në Gjermani dhe vetëm 24 vjeçar, Schwarz është akoma i pamposhtur, dhe mund të befasojë yllin britanik.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e  Tyson Fury që prej kur ai nënshkroi kontratën shumë milionëshe me gjigantin televiziv ‘ESPN’. /Lajmi.net/