Tyson Fury befason klientët që po pinin – futet në pijetore gjysmë i zhveshur dhe porositë birrë

Tyson Fury po vazhdon me festa dhe po afrohet edhe më shumë me epitetin e të pensionuarit.

Sport

06/07/2022 15:32

Ylli britanik i boksit, Fury ka befasuar së fundmi disa të pranishëm në një pijetore në Aintree.

Kampioni i peshave të rënda në boks është futur gjysmë i zhveshur dhe ka porositur birrë, përcjell lajmi.net.

Tyson Fury po vazhdon turin e tij “Official After Party Tour’ që nga 23 qershori, duke shkuar nëpër qytete të ndryshme.

Një punonjëse në kafiterinë ku ai ishte së fundmi ka thënë se të pranishmit një herë nuk e njohën Furyn, por pastaj vërshuan me kërkesa për fotografi.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Liverpulit, në zonën e Aintree. /Lajmi.net/