Tym i zi tek vendi ku po po qëndron kryetarja e Speciales- veteranët bllokojnë hyrjen e hotelit
Veteranë të shumtë të UÇK-së janë mbledhur para një prej hoteleve në Prishtinë- aty ku po qëndron Kryetarja e Speciales, Ekaterina Tredanfilova. Pas qëndrimit disa minutash aty, situata ka nisur të eskalojë. Aty është parë edhe tym i zi dhe të njëjtit janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, derisa nga sigurimi i hotelit është kërkuar…

Lajme
Veteranë të shumtë të UÇK-së janë mbledhur para një prej hoteleve në Prishtinë- aty ku po qëndron Kryetarja e Speciales, Ekaterina Tredanfilova.
Pas qëndrimit disa minutash aty, situata ka nisur të eskalojë.
Aty është parë edhe tym i zi dhe të njëjtit janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, derisa nga sigurimi i hotelit është kërkuar të mbyllen dyert.
Bashkë me veteranët aty janë edhe pjesëtarë të PSD-së.
Nga OVL-UÇK kanë paralajmëruar kundërshtimin e vizitës së Tredanfilovës në Kosovë dhe paralajmërimet për mbajtjen e një konference./Lajmi.net/