TV shtetëror irakian e konfirmon se el-Baghdadi është plagosur në një sulm ajror

Raportimet se lideri i grupit militant të Shtetit Islam, Ebu Bekr el-Baghdadi është plagosur në një sulm ajror, u konfirmuan të dielën nga zyrtarë irakianë dhe televizioni shtetëror. Ndërsa Pentagoni e ka konfirmuar sulmin e forcave aleate, por thotë se nuk ka informacione nëse lideri i terroristëve islamik ishte plagosur. 

Bota

09/11/2014 20:59

Duke folur në kushte anonimiteti, dy zyrtarë irakianë i thanë AP-së se el-Baghdadi, u plagos në një sulm ajror në qytetin e Qaim në provincën Anbar të Irakut, i kryer të shtunën, transmeton lajmi.net.

Një zyrtar i inteligjencës i Ministrisë së Brendshme e ka konfirmuar duke cituar burime brenda grupit militatnt se lideri i ISIS u plagos, ndërsa një zyrtar i lartë ushtarak i Irakut tha se kishte mësuar për këtë në takimet operative.

Por sipas AP-së, ende nuk dihet shkalla e lëndimeve që ka marrë el-Baghdadi.

Më vonë, edhe televizioni shtetëror i Irakut ka raportuar gjithashtu se shefi i grupit terrorist ishte plagosur. (lajmi.net)