Tuti Sejdiu niset drejtë Izraelit për ta përfaqësuar Kosovën në Miss Universe

Me 13 dhjetorit do të organizohet në Israel eventi i 'Miss Universe', që do të bëjë bashkë dhjetëra përfaqësuese nga e gjithë bota.

ShowBiz

28/11/2021 10:00

Edhe Kosova do të jetë pjesë e këtij eventi, ku përfaqësohet nga e përzgjedhura, Miss Tuti Sejdiu, shkruan lajmi.net.

Sot ajo ka marrë rrugën drejt Izraelit. Lajmin e ka bërë të ditur ajo vet përmes rrjeteve sociale ku mes tjerash është shprehur:

“Po nisem drejtë rrugës për të ndjekur ëndrrën time ta përfaqsoj Kosovën në Israel ku do të mbahet gara madhështore e Miss Universe . Uroj që gjatë kësaj eksperience do të arrijë të ju bëj krenarë të gjithëve”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???? ???? ?????? (@tuti.sejdiu)

Urojmë që modelja dhe bukuroshja ta përfaqësoj denjësisht Kosovën në këtë udhëtim./Lajmi.net/