​Tusk fajëson hakerët rusë për sulme kibernetike para zgjedhjeve

Kryeministri i Polonisë fajësoi sot hakerët rusë për sulme kibernetike ndaj faqeve të internetit të partive në pushtet. “Vetëm dy ditë para zgjedhjeve polake, një grup hakerësh rusë aktivë në Telegram kanë sulmuar faqet e internetit të Platformës Qytetare”, tha Donald Tusk në platformën X. Faqet e internetit të partnerëve të tjerë të koalicionit, qendrës…

Bota

16/05/2025 18:18

Kryeministri i Polonisë fajësoi sot hakerët rusë për sulme kibernetike ndaj faqeve të internetit të partive në pushtet.

“Vetëm dy ditë para zgjedhjeve polake, një grup hakerësh rusë aktivë në Telegram kanë sulmuar faqet e internetit të Platformës Qytetare”, tha Donald Tusk në platformën X.

Faqet e internetit të partnerëve të tjerë të koalicionit, qendrës së djathtë Polonia 2050 dhe Partisë Popullore Konservatore Polake, janë sulmuar gjithashtu.

Polonia do të mbajë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 18 maj.