Turqit e presin Tosicin me flamurin shqiptar (FOTO)

Dusko Tosic i ngriti tre gishta pas golit të Serbisë ndaj Shqipërisë, mirëpo tifozëve të Besiktasit, klub ku ai luan, nuk u ka pëlqyer kjo gjë.

Sport

18/10/2015 20:55

Tifozët e Besiktas e kishin rezervuar një befasi për Tosic, futbollistin që i ngriti tre gishta në Elbasan Arena.

Para ndeshjes së fundit të klubit turk, ata e kanë ftuar përfaqësuesin serb, që ngriti tre gishta në Elbasan, duke ia shpalosur flamurin shqiptar!

Reagimi i tij ishte i pabesueshëm. Ai nuk mund t’ju besonte syve se çka kishte përpara – flamurin kuq e zi, përcjell Zëri.