Turqinë e shkatërroi, por një tërmet edhe më i fortë nuk lëvizi asnjë ndërtesë në Japoni

Gjatë ditëve të fundit, Turqia u përball me situatë të tmerrshme si pasojë e goditjes nga tërmeti. Kjo për shkak se rajoni jugor i saj, duke përfshirë edhe një sipërfaqe të Sirisë veriore, u godit nga një tërmet me magnitudë prej 7.6 ballësh. Deri më tani, numri i viktimave nga ky tërmet ka arritur në…

Bota

08/02/2023 16:15

Gjatë ditëve të fundit, Turqia u përball me situatë të tmerrshme si pasojë e goditjes nga tërmeti.

Kjo për shkak se rajoni jugor i saj, duke përfshirë edhe një sipërfaqe të Sirisë veriore, u godit nga një tërmet me magnitudë prej 7.6 ballësh.

Deri më tani, numri i viktimave nga ky tërmet ka arritur në 9 mijë e 600, ndërsa janë duke vazhduar kërkimet për persona të cilët potencialisht kanë mbetur nën rrënoja të ndërtesave.

Duke marrë parasysh se Turqia përballet shpesh me lëkundje të pllakave tektonike, gjatë viteve të fundit ky shtet nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për të minimizuar dëmet nga goditjet e tërmeteve.

Të kundërtën e ka bërë Japonia, e cila gjithashtu është vend që përballet shpesh me tërmete.

Në një video që ka qarkulluar së fundmi në Tik-Tok shihet momenti kur vendi goditet nga një tërmet prej 9.2 ballësh, por derisa automjetet lëvizin nga lëkundjet e shumta, ndërtesat përreth nuk pësojnë asnjë dëmtim.

@teo_official_1 11/3/2011 #japan #earthquake #2011 #scary ♬ original sound – just a user called Teo