Turqia vrau 12 anëtarë të PKK-së

Turqia tha se ata ishin përgatitur për sulm në Hakkari, në juglindje të këtij vendi.

Bota

05/02/2016 15:41

 

Gjatë ndërhyrjes ajrore të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Turqisë ndaj pjesëtarëve të organizatës së Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK),janë vrarë 12 persona.

Turqia tha se ata ishin përgatitur për sulm në Hakkari, në juglindje të këtij vendi.

Siç thuhet nga kabineti i guvernatorit të provincës Hakkari,  aksioni është ndërmarrë me qëllim të zbulimit dhe parandalimit të aktiviteteve të organizatës së PKK-së, raporton Anadolu Agency, transmeton lajmi.net.

Në njoftim shtohet se është vërtetuar se ka qenë duke u përgatitur një sulm ndaj pjesëtarëve të forcave të sigurisë, ku më pas është realizuar ndërhyrja mbi vendstrehimin e terroristëve./lajmi.net