Turqia tërheq projektligjin që parashihte faljen e abuzuesve seksual

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim ka tërhequr një projektligj i cili parashihte faljen e burrave të dënuar për seks me vajza të mitura, nëse ata ishin të martuar

Bota

22/11/2016 09:38

Qeveria e ndërmori këtë veprim pak para se ligji të shkonte në kuvend për t’u votuar, ku partia e Erdoganit ka shumicën e deputetëve, shkruan BBC, transmeton lajmi.net

Projektligji shkaktoi protesta dhe u kritikua ashpër edhe nga ndërkombëtarët.

Kritikët thanë se ky projektligj do të legjitimonte përdhunimet dhe do të inkurajonte martesat me vajza të mitura.

Organizatat e UN-it i bënë thirrje Qeverisë që të mos aprovojë këtë projektligj, duke argumentuar se kjo do të dëmtonte aftësitë e vendit për të luftuar abuzimin seksual dhe martesën e fëmijëve.

Mosha 18-vjeçare është e përcaktuar me ligj për martesa në Turqi, por martesat nën këtë moshë janë mjaft të përhapura. /lajmi.net