Turqia shpall festë zyrtare ditën e tentimit për grushtshtet

Me vendimin e Parlamentit turk, 15 korriku, dita kur këtë vit është bërë përpjekja për grusht shtet në vend, në të ardhmen do të jetë festë zyrtare e vendit, me qëllim që të përkujtohen viktimat nga grusht shteti i pasuksesshëm, bëri me dije gazeta “Haberturk”.

Bota

26/10/2016 10:56

Në të njëjtën kohë, në përkujtim të viktimave në përpjekjen për grushtshtet, qyteti Kazan në qarkun Ankara do të riemërohet Kahramankazan. Fjala “kahraman” në gjuhën shqipe do të thotë “hero”, raporton KP.

Data 15 korrik është shpallur si festë zyrtare në Turqi si “Ditë për përkujtimin të vdekurve gjatë përpjekjes për grusht shtet”.

Gjatë puçit në Turqi humbën jetën të paktën 300 persona, ndërsa rreth 2.000 ishin plagosur.

Autoritetet turke konsiderojnë se pas përpjekjes për grushtshtet qëndron “organizata terroriste” e klerikut islamik Fetullah Gjylen, i cili jeton në ekzil vullnetar në SHBA.

Ankaraja kërkon nga SHBA-ja ekstradimin e tij në Turqi, por Washingtoni pohon se nuk do ta dorëzojë klerikun derisa nuk merr prova të qarta për përzierjen e tij në përpjekjen për grushtshtet.