Turqia “shokon” SHBA-të, prezanton avion më të mirë se ‘F35’

Turqia sapo ka prezantuar avionin luftarak më të mirë se F-35 amerikan.

Bota

20/06/2019 16:59

Prodhimi i këtij avioni vjen si reagim nga byroja kryesore turke për projektimin e avionëve luftarak ndaj amerikanëve, pasi këta të fundit nuk pranuan t’ua shisnin avionin Turqisë, transmeton lajmi.net.

Avioni është emëruar ‘TF-X’, i prodhuar nga kompania turke “Aerospace Industries”.

Uashingtoni e arsyetoi refuzimin e shitjes së avionit të tyre, duke thënë se Turqia bleu sistemin mbrojtës raketor rus S-400, njofton Anadolu Agency.

Në aeroportin “Le Bourge” është prezantuar avioni luftarak me dy motorë, me bisht vertikal i cili i ngjason me ‘F-35’-shin amerikan, mirëpo me trup më të ngushtë dhe krahë më të zgjeruar. /Lajmi.net/

YouTube player