Turqia pritet të përballet me raport tejet kritik nga BE-ja

Turqia do të pranojë të martën një nga raportet me qasjen më kritikuese prej kur ky vend ka treguar gatishmërinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian një dekadë më parë, transmeton Reuters.

Bota

15/04/2018 08:44

Përveç bashkëpunimit me refugjatët sirianë, Turqia dhe Bashkimi Evropian janë duke u larguar me njëra-tjetrën në fushën e të drejtave të njeriut, lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit.

Këto pritet të jenë deklaratat kryesore të Komisionit dhe ekzekutivit të Bashkimit Evropian, ka raportuar Reuters bazuar në dy zyrtarë anonimë.

Të martën Komisioni publikon raportin vjetor në Strasburg për të kuptuar sa kanë punuar vendet aspirante në standardet evropiane në mënyrë që t’i bashkohen bllokut.

Disa pjesë të raportit tregojnë se Komisioni ka ardhur në përfundim se nuk ka bazë për hapjen e negociatave me Turqinë për anëtarësim.

Turqia është shtete anëtare e NATO-s, derisa bisedimet për t’u bërë pjesë e bllokut i ka nisur më 2005, apo 18 vjet pasi ka aplikuar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë muajin e kaluar se ai mbetet i përkushtuar që Turqia të fitojë vend në BE.