Turqia pezullon mbi 600 forca të sigurisë

21:23 | 11 Tetor 2018

Ministria turke e Punëve të Brendhsme pezulloi sot 635 anëtarë të forcave të sigurisë, duke i akuzuar ata për lidhje me organizatat terroriste dhe për kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, raporton agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Ajansi.

Autoritetet thonë se 76 nga forcat e pezulluara, të përshkruara si roje fshatrash, ishin të përfshirë në trafikimin e drogave, qenieve njerëzore dhe mallrave, sipas këtij raportit të Ministrisë.

Ministria njoftoi gjithashtu se këto pezullime janë të përkohshme, duke pritur një vendim përfundimtar.