Turqia pa dy yje në Kosovë
Turqia do të luajë ndaj Përfaqësueses së Kosovës pa yjet Burak Yilmaz e Semih Kaya. Përzgjedhësi Fatih Terim i ka zëvendësuar ata me lojtarët Mustafa Pektemekun dhe Hakan Baltan.

Sport
Arda Turan nuk është ylli i vetëm që do t’i mungojë Turqisë në miqësoren me Kosovën. Përzgjedhësi Fatih Terim është detyruar të bëjë ndryshime në momentet e fundit.
Kjo pasi dy yjet e turqve, Burak Yilmaz e Semih Kaya nuk do të jenë në dispozicion të tij për miqësoren e së mërkurës.
Kjo ka bërë që Terim t’i zëvendësojë ata me dy futbollistë tjerë, Mustafa Pektemekun e Hakan Baltan.
Përfaqësuesja e Turqisë do të mbërrijë në Kosovë shumë shpejtë, ndërsa në ora 17:00 pritet ta mbajë një konferencë për shtyp, para se në ora 18:00 ta zhvillojë një seancë të lehtë stërvitore në stadiumin e Prishtinës.