Turqia i dërgon prova të reja SHBA-ve për Gulenin

Ministria turke e Drejtësisë i ka dërguar prova të reja në Departamentin amerikan të Drejtësisë të cilat zbulojnë se kreu i FETO-s, Gulen, ka urdhëruar dhe drejtuar tentativën e grushtit të shtetit.

Bota

30/06/2018 13:45

Ministria turke e Drejtësisë i ka dërguar prova të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat vërtetojnë se Hakan Çiçek, një nga “drejtuesit” civilë të Organizatës Terroriste FETO, ka komunikuar drejtpërdrejtë me kreun e organizatës Fetullah Gülen një ditë para dhe ditën e tentativës për grusht shteti në Turqi.

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i Anadolu Agency (AA) mësohet se në telefonat e gjetur që i përkasin drejtuesve civilë Kemal Batmaz dhe Hakan Çiçek, rreth territorit në bazën ushtarake Akıncı, janë gjetur prova të reja se urdhërat edhe udhëzimet për tentativën e grushtit të shtetit janë dhënë nga kreu i FETO-s, Gülen.

Sipas provave të reja të siguruara në kuadër të hetimeve të kryera nga kryeprokuroria e Ankarasë mësohet se Çiçek i cili është një prej planifikuesve të grushtit ka komunikuar me programe të ndryshme nga celulari drejtpërdrejtë me kreun organizatës terroriste, Gülen, nëpërmjet ndërmjetësimit të bërë nga një anëtar i organizatës me emrin e koduar “Eczacı Abdi” (Farmacisti Abdi).

Nëpërmjet hetimeve të kryera theksohet se është zbuluar edhe identiteti i vërtetë i anëtarit të organizatës me emrin e koduar “Eczacı Abdi”.

Më 23 qershor 2016 Çiçek në kuadër të përgatitjeve për grushtin e shtetit ka qenë në SHBA ku pasi i ka dërguar anëtarit të organizatës me emrin e koduar “Eczacı Abdi” mesazhin “A është i mundur një takim me H. në drekë?” theksohet se Çiçek në të njëjtën ditë është takuar me Fetullah Gülen.

Gjithashtu sipas tabulateve të bisedave mes Çiçek dhe anëtarit të organizatës me emrin e koduar “Eczacı Abdi”, theksohet se kreu terrorist Gülen, që nga ora 20.00 e datës 15 korrik 2016 në ditën e tentativës për grusht shteti është informuar vazhdimisht dhe se Gülen ka dhënë edhe udhëzimet e tij në lidhje me tentativën për grusht shteti.

– Një lidhje e re është e deshifruar

Po ashtu është zbuluar se Çiçek ka kontaktuar edhe më një person tjetër i cili jeton bashkë me Gülenin në Pensilvani dhe emrin e të cilit në telefon e kishte regjistruar “Hkn Ada Avukat”.

Bëhet e ditur se bisedimet janë kryer nëpërmjet aplikacioneve me bazë internetin me qëllim për t’u mos u diktuar nga ndjekjet teknike.

Ndërkohë theksohet se është zbuluar që edhe Kemal Batmaz, një prej drejtuesve të organizatës gjatë datave 11-13 korrik 2016 ka qenë në SHBA pas një ftese të bërë nga Abdulhadi Yıldırım i cili është kunati i Adil Öksüz, një prej drejtuesve të organizatës përgjegjës për forcat ajrore. Kështu vihet në dukje se ftesa është dërguar për të fshehur qëllimin e vërtetë të vizitës së Batmaz-it, për të cilin njoftohet se janë marrë informacione teknike edhe nga adresat e e-mailit që ai ka përdorur.

– Është përsëritur kërkesa për ekstradim

Ministria turke e Drejtësisë i ka dërguar prova të reja në Departamentin amerikan të Drejtësisë të cilat zbulojnë se kreu i FETO-s, Gülen, ka urdhëruar dhe drejtuar tentativën e grushtit të shtetit.

Po ashtu ministria ka ndarë me Departamentit amerikan të Drejtësisë bisedat që Çiçek ka zhvilluar me Gülenin dhe provat e reja që zbuluan krejtësisht lidhjet e Batmazit.

Në një shkresë që Drejtoria e Përgjithshme e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve me Jashtë i ka dërguar Departamentit amerikan të Drejtësisë është ripërsëritur kërkesa e Turqisë për ekstradimin e kreut terrorist Gülen.

“Në përcaktimet e autoriteteve gjyqësore turke është vërtetuar në mënyrë për mos lënë asnjë dyshim roli i Gülenit në përpjekjen e grushtit të armatosur të 15 korrikut. Për këtë arsye, ne presim që kërkesa jonë që plotëson të gjitha kushtet e deklaruara në ‘Marrëveshjen e ndërsjellë për ndihmën ligjore në çështjet penale dhe ekstradimin e kriminelëve” mes dy vendeve, të transferohet sa më shpejt të jetë e mundur tek autoriteti ligjor i vendit tuaj dhe të nisë procesi ligjor për ekstradim”, thuhet në shkresën e Ministrisë turke të Drejtësisë dërguar Departamentit amerikan të Drejtësisë.