Turqia dhe SHBA do të krijojnë një zonë operimi të sigurt në Siri
Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të krijojnë një qendër të përbashkët operacionesh në mënyrë që të koordinojnë dhe menaxhojnë krijimin e një zone të sigurt në veri të Sirisë.
Bota
Marrëveshja e së mërkurës erdhi pas tri ditësh bisedime të ashpra midis zyrtarëve të dy aleatëve të NATO-s në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, njofton Klan Kosova.
Një deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Mbrojtjes turke dhe ambasadës amerikane në Ankara tha se të dy palët kishin rënë dakord për të ngritur qendrën e operacioneve me qendër në Turqi “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe se zona e sigurt “do të bëhej një korridor paqeje”.
Ata nuk dhanë detaje të tjera.