Turqia dëbon shtetasin francez për lidhje me terrorizmin
Turqia dëboi dje një shtetas francez në vendlindjen e tij në Francë me akuzat për lidhje me terrorizmin, njoftoi Ministria e Brendshme.
Bota
Përmes një deklarate, ministria rikujton se Turqia vazhdon të deportojë luftëtarë të huaj terroristë.
Çështja ka të bëjë me trajtimin e pjesëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë pjesëtarët e huaj të grupit terrorist, e cila ka qenë e diskutueshme, me Turqinë që argumenton se terroristët me origjinë të huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane kanë rezistuar përpjekjet e saj për t’i kthyer pjesëtarët e DEASH-it përsëri në vendet e tyre, por përkundër kësaj ajo ka vazhduar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Turqia deportoi rreth 780 luftëtarë të huaj terroristë në vendet e tyre të origjinës në vitin 2019, ka thënë ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu.