Turqia: Anëtari i arrestuar i ISIS-it organizoi sulme në Rusi dhe Gjermani

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka identifikuar një të dyshuar kryesor të Shtetit Islamik të kapur nga forcat siriane në Siri si organizator i dyshuar i sulmit ndaj Rusisë dhe Gjermanisë.

Bota

22/11/2019 11:07

Turqia njoftoi javën e kaluar se kishte ndaluar një figurë “të rëndësishme” të ISIS-it por nuk e përmendi emrin e tij.

Në një intervistë për Hurriyet, Soylu identifikoi ekstremistin e ndaluar si Yusuf Hub dhe e përshkroi atë si një anëtar të rangut të lartë të Shtetit Islamik që urdhëronte sulmin në Rusi në vitin 2018, si dhe sulmoi një supermarket në Hamburg të Gjermanisë.

Ai tha që i dyshuari po mbahej dhe merrej në pyetje në Siri në një zonë të kontrolluar nga Turqia.

“Ne kemi arrestuar një anëtar të nivelit të lartë të Shtetit Islamik i cili njihet si bombardues, si prodhues i një bombe dhe si një sulmues vetëvrasës”, tha Soyle për gazetën Hurriyet.