Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

Turqi, numri i rasteve me COVID-19 i afrohet shifrës 200.000

22:59 | 30 Qershor 2020

Turqia konfirmoi sot 1.293 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm në rreth 200 mijë.

Duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, ministri Fahrettin Koca në llogarinë e tij në twitter njoftoi se gjithsej 1.302 pacientë me COVID-19 u shëruan në Turqi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 173.111.

Turqia regjistroi 1.293 raste të reja me COVID-19 gjatë ditës së kaluar dhe numri i përgjithshëm i të infektuar në të gjithë vendin arriti në 199.906, treguan të dhënat e ministrisë.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi u rrit në 5.131 me 16 raste të vdekjeve të reja të raportuara.

Autoritetet shëndetësore turke deri më tani kanë kryer mbi 3.38 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer mbi 50 mijë teste.

Koca përsëriti se Turqia është e vendosur të ulë numrin e të infektuarve me koronavirus, duke i bërë thirrje opinionit të tregojë më shumë kujdes në respektimin e masave që synojnë të frenojnë përhapjen e sëmundjes.

Ai shtoi se aktualisht ka shtatë pacientë më pak me intubacion dhe 81 më pak raste ditore krahasuar me ditën e djeshme.