Turpi i Topit të Artë

FIFA kurorëzoi Cristiano Ronaldon me Topin e Artë. Mirëpo, në mënyrë të turpshme injoroi disa futbollistë të Atletico Madridit që së paku kanë mundur të jenë në ekipin e vitit.

Sport

14/01/2015 11:36

Cristiano Ronaldo e fitoi Topin e Artë. Mirëpo, ajo që shumëkënd e befasoi ishte diçka tjetër, injorimi nga ana e FIFA-s për skuadrën kampione të La Ligës, dhe finaliste të Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid.

Vetëm dy futbollistë të Atleticos, Diego Costa dhe Thibaut Courtois u përzgjodhën në listën e gjerë, por asnjëri prej tyre nuk hyri në mesin e finalistëve e as në ekipin e vitit.

Njësoj kaluan edhe Diego Godin, Miranda e Filipe Luis.

Nga këta tre të fundit, Godin ishte ai që lehtë ka mundur të përfshihet në mbrojtje pasi kaloi një stinor të jashtëzakonshëm me Atletico Madridin dhe Kombëtarën, por u injorua nga FIFA.