Turpi i radhës: Spanja nuk e shfaq flamurin e Kosovës në Kampionatin Botëror

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll sot ka debutuar në Kampionatin Botëror të juniorëve që po mbahet në Spanjë.

Sport

16/07/2019 17:46

‘Dardanët’ e rinj, me fillim nga ora 17:00 kanë filluar ndeshjen e parë në kuadër të grupit C, përballë ekipit kombëtar të Kroacisë, shkruan lajmi.net.

Fakt shqetësues nga ky botëror, është qasja e nikoqirit kundër Kosovës, pavarësisht paralajmërimeve të Federatës Botërore të Hendbollit.

Shteti i Spanjës në transmetimin televiziv, ka larguar flamurin e Kosovës.

Ndryshe nga qasja e Kosovës, në ndeshjet tjera në televizionin spanjoll janë shfaqur flamujt e shteteve garuese.

Ky injorim ndaj Kosovës, pritet të ketë pasoja për Spanjën./Lajmi.net/