“Turp për Albin Kurtin”, vëllau i Qerim Kelmendit i reagon ashpër kryeministrit

Për vrasjen e Qerim Kelmendit, ka reaguar përsëri vëllau i tij, Muhameti.

Lajme

28/02/2020 15:56

Përmes një postimi në Facebook, Muhamet Kelmendi i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i frustruar me faktin që nuk është shpallur asnjë ditë zie për vrasjen e vëllait të tij, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Muhamet Kelmendit:

Turp per Albin Kurtin.
Ra nje hero ne rruge per ne shtepi.
Ra nje veprimtar i radheve te para te luftes per liri.
Ra nje nga themeluesit e pare te UCK-se qe ia sjelli lirine e Kosoves.
Ra nga dora gjakatare Heroi yne
QERIM KELMENDI
dhe
Albin Kurti nuk e shpall as nje dite zie ne shtetin tone.
Turp per te dhe Qeverine e ti. /Lajmi.net/