Turneu “Lah Nimani” pritet të zhvillohet në vikendin e javës së ardhshme

Me masat e reja të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është lejuar edhe zhvillimi i garave sportive në nivel vendi.

Sport

27/09/2020 15:47

Me këtë rast, Federata e Boksit të Kosovës ka mbajtur seminarin për gjyqtarë, delegatë dhe mjekë sportivë ku edhe janë pranuar tre gjyqtarë të rinj në Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës.

Në një intervistë për KosovaPress, nënkryetari i kësaj federate, Sylë Voca ka deklaruar se ky seminar është tejet i nevojshëm për avancimin dhe përshtatjen e gjyqtarëve me rregullat e reja.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se turniri i boksit “Lah Nimani” pritet të zhvillohet së shpejti.

VOCA: Qëllimi i seminarit është përshtatja e gjyqtarëve me rregullat e reja

“Qëllimi kryesor është rifreskimi i memories dhe të arriturave të boksit ose të shoqatës së referëve të federatës së boksit për ndryshimet që kanë ardhur nga Federata Botërore e Boksit dhe nga Federata Evropiane ndërkohë edhe gjatë kohës së pandemisë ka pasur disa ndryshime jo shumë të mëdha por të vogla që duhet të pajisen me ato njohuri kur dihet që referët janë pjesa kruciale e zhvillimit të boksit në Kosovë.

Voca më tuje ka treguar se ka disa ndryshime në rregullore të cilat kanë ardhur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që kanë ndodhur brenda kësaj periudhe dhe këta duhet të ecin në hap me kohën.

Voca: Rregullat e reja janë obligative edhe për federatën tonë

“Ka disa ndryshime në rregullore të cilat kanë ardhur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë që kanë ndodhur brenda kësaj periudhe dhe këta duhet të ecin në hapa me kohën me rregullat e AIBA-s dhe OBC-së prandaj janë të mirëseardhura dhe të domosdoshme që të pajisen me këto rregulla që janë të obligueshme edhe për federatën tone.”

Në fund, Voca ka folur edhe rreth kohës së kur mund të zhvillohet turneu i boksit “Lah Nimani” i pezulluar për shkak të pandemisë.

VOCA: Turneu “Lah Nimani” pritet të zhvillohet në vikendin e javës së ardhshme

“Ne asnjëherë nuk kemi pushuar sa i përket zhvillimit dhe masovizimit të boksit tonë, por garat kemi qenë të detyruar të mos i zhvillojmë. E kemi pasur të gatshëm turnirin “Lah Nimani” të cilin është dashur ta mbajmë para dy-tre javëve por tani në momentin e parë që të na jepet mundësia pas lehtësimit të masave do ta mbajmë turnirin “Lah Nimani” i cili do të jetë një sprovë për ne se si t’i zbatojmë rekomandimet e OBSH-së dhe të ecim përpara. Nuk ka date të caktuar definitive se kur mund të zhvillohet turniri sepse varet edhe nga orari isallës sa është e ngjeshur, por shpresojmë që në vikendin e ardhshëm të startojmë me turnirin “Lah Nimani”. /Lajmi.net/