Turma mësyn burgun, nxjerr përdhunuesin dhe e ekzekuton (Foto)

Në një vend ku drejtësia vonon, apo ka humbur besimin e njerëzve, masat marrin situatën në dorë dhe përfundimi është ekstrem.

Bota

06/03/2015 21:55

Një turmë njerëzish të revoltuar sulmuan një burg në lindje të Indisë, nxorën prej andej një të akuzuar për përdhunim, e zhveshën dhe më pas torturuan deri në vdekje në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin lindor Nagaland. I riu i rrahur për vdekje ishte arrestuar muajin e kaluar si i dyshuar për përdhunimin e një gruaje, transmeton TCH.

Përdhunimi mbetet një plagë e rëndë në shoqërinë indiane që shpesh ka nxitur edhe protesta masive në vend.

aa

aaa