Turku: Mbani formën fizike në shtëpi

Trajnerët e basketbollit në Kosovë vazhdojnë të inkuarojnë lojtarët/et që të stëviten në shtëpi dhe të mos ndalen, pavarësisht ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë Covid-19.

Sport

07/05/2020 16:55

Njëri ndër ta është edhe Dak Turku, trajneri nga Peja, që ju ka bërë thirrje të gjithë basketbollistëve dhe basketbollisteve nga gjeneratat e reja e deri tek seniorët që të mos ndalen dhe të punojnë në shtëpi.

“Uroj të jeni mirë me shëndet ju dhe familjet e juaja. Basketbolli po na mungon të gjithëve. Tashmë janë bërë dy muaj, që kur janë ndërprerë aktivitetet sportive në Kosovë. I lus të gjithë basketbollistët/et nga gjeneratat e reja deri tek seniorët, të kenë kujdes në ushqim dhe të mbajnë formën fizike dhe teknike. Shpresoj që do të kalojë sa më shpejt kjo pandemi dhe do të rikthehemi në palestra”, u shpreh Turku, me anë të një video mesazhi për faqen zyrtare të FBK-së.

Federata e Basketbollit e Kosovës ju bënë apel të gjithë basketbollistëve dhe basketbollisteve që të stërvitin në shtëpi dhe të mos ndalen, duke shpresuar se gjendja e krijuar pas pandemisë Covid-19 di të stabilizohet shumë shpejt. /Lajmi.net/