Turizëm seksual me të mitur në Shqipëri?

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve shprehin shqëtësimin se në Shqipëri përveç shfrytëzimit të fëmijëve për punë, ka dyshime se po ndodh edhe turizmi seksual i të miturve. .

Lajme

19/07/2015 22:23

Mirgit Vataj nga organizata CRCA thotë se edhe Shqipëria nuk mund të jetë imun nga vendet e tjera ku këto fenomen negative janë prezente, shkruajnë mediet në Tiranë.

Tek të miturit ndodhe gjatë verës edhe shfryëzimi për punë kryesisht në zonat bregdetare, për të tregtuar produktet verore gjatë bregeteti ose për të punuar në hoteliri turiziëm.

Pak kohë më parë INSTAT raportoi se 57.000 të mitur shftytëzohen për punë në sektorin si trgëtia, ndërtimi, dhe në miniera duke treguar edhe një herë se ky fenomen është mjaft i përhapur dhe masat e marra nuk e kanë frenuar atë.