Turchynov kërkon operacion ushtarak në lindje të Ukrainës

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov ka bërë thirrje për rinisjen e një operacioni anti-terrorist kundër rebelëve pro-rusë në Ukrainë, teksa ka përmendur vrasjen të partisë së tij në atë rajon.

Bota

22/04/2014 20:56

si transmeton REL, Turchynov, përmes një deklarate, ka bërë me dije se dy trupa të torturuara në mënyrë brutale janë gjetur sot në afërsi të qytetit Slovyansk.

Njëri nga trupat është ai i Volodimir Rybak, një anëtar i partisë së Turchynov.

Presidenti ka njoftuar se Rybak ishte rrëmbyer kohët e fundit nga “terroristët”.

Turchynov ka bërë me dije se këto krime e kanë mbështetjen e plotë nga Rusia.