Turbullohet uji në Liqenin e Badocit, nga sonte reduktime në Prishtinë, Fushë Kosovë e Obiliq

Ujësjellësi Rajonal "Prishtina" ka njoftuar se ka reduktuar prodhimin e ujit të pijes.

Lajme

15/01/2021 19:35

“Ju të cilët furnizoheni me ujë të pijshëm nga fabrika e trajtimit të ujit Badoc, se duke filluar sonte nga ora 19:30 jemi të detyruar të zvogëlojmë dukshëm prodhimin/ trajtimin e ujit në këtë fabrikë.

Arsyeja e reduktimit të prodhimit të ujit në këtë fabrikë , është niveli i lartë i turbullirës që u shfaq tash, pas reshjeve atmosferike që mbushën këtë liqe mbi 3 metra me ujë.

Nga ky reduktim prodhimi ( nga ora 19:30, sonte) do të afektohen këto zona: Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Matiqani, Bregu i Diellit, pastaj  pikat e tjera të kryeqytetit si: Tophanja, Dardania, Ulpiana dhe qendra e qytetit, pastaj qyteti i  Fushë Kosovës dhe Obiliqi, pothuajse te gjitha zonat mbesin pa ujë sonte prej ores 21:00”.

Niveli i lartë i turbullirës e bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedon Ujësjellësi. /Lajmi.net/