Turbina e erës që duket si një pemë krijohet në Paris

Një nga kritikat më të mëdha ndaj turbinave të erës është se ato nuk janë zakonisht të këndshme për t’u parë, por duket se ato do të ndryshojnë pamjen falë një kompanie franceze e quajtur ‘NewWind’.

Fun

11/01/2015 19:44

Pajisja e tyre e re është ‘Tree Vent’, një koleksion i turbinave vertikale të erës që duken shumë si një pemë.

Megjithëse pema duket si një pjesë e artit modern që përshtatet në çdo zonë urbane, ajo gjithashtu ofron një funksion të rëndësishëm, transmeton Lajmi.net.

Çdo pemë ka një dalje aktuale të energjisë prej 3,1kw, që ndoshta nuk mund të prodhojnë shumë energji, por do të jetë e mirëpritur nga francezët. Sidoqoftë, duke i përdorur disa prej pemëve së bashku si një karakteristikë në peizazhin e një parku ose një rruge, do të kishte një ndikim të mirë në shtëpitë dhe ndërtesat pranë.

Pemët janë të gjata 11 metra dhe kanë një diametër prej 8 metrave në pikën më të gjerë të tyre, që bëjnë që ato të duken si pemët e tjera urbane, transmeton Lajmi.net.

Korniza e bardhë e pemës është e bërë nga çeliku, dhe mund të mbajë 72 turbina që vendosen vertikalisht. Ky orientim anulon zhurmën, duke lejuar turbinat që të sillen në heshtje.

Secila ‘fletë’ turbinë, e quajtur Aeroleaf, është e ndërtuar nga plastika e lehtë. Plastika është e trajtuar me një rrëshirë e cila e mbron atë nga kushtet e liga të motit. Turbinat janë të vendosura paralelisht, kështu që në qoftë se ndonjëra duhet të riparohet për çfarëdo arsye, të tjerat nuk do të ndikohen nga ajo.