Tunën moti nuk e kemi parë të veshur kaq shkurt! A është nëna më seksi në estradë?

Këngëtarja Altuna Sejdi po shijon çdo moment të jetës së saj si grua e martuar dhe nënë me përkushtim të madh.

ShowBiz

30/04/2018 16:23

Prej kur u martua me Patris Berishën ajo nisi një jetë krejt tjetër duke u shkëputur nga muzika në mënyrë që të fokusohet në atë personale, shkrua lajmi.net

Lidhjen e tyre për herë të parë e ka zbuluar lajmi.net nga burime shumë të afërta ndërsa dyshja sot janë shumë të lumtur bashkë ani pse gjithçka nisi tejet rastësisht.

Tuna, përveç muzikës nuk ishte shumë aktive edhe në rrjete sociale e sot kur Tiani është rritur ka filluar që të rikthehet fuqishëm madje po tregohet një nënë shumë seksi,

Me foton e fundit Tuna ka rrëmbyer vëmendje të madhe ndërsa kaq shkurt se kemi parë ka herë./Lajmi.net/