Tuna tregon se si ndihet kur ende i thonë “Zogu më i mirë prej krejtve”

Para disa viteve kënga e saj “Fenix”, në duet me ish të dashurin e saj, Cozman bëri bujë të madhe në media.

ShowBiz

01/01/2019 20:59

Kjo ngase këngëtarja nga Maqedonia, në një pjesë të këngës thotë se është “Zogu më i mirë prej krejtve”, shkruan lajmi.net.

Edhe pse kanë kaluar disa vite që nga projekti i saj, Tuna tanimë është bërë nënë dhe ende mban epitet të tillë.

E në intervistën që dha për emisionin “Mirage”, që është prodhim i lajmi.net, ajo tregon se si ndihet kur njerëzit i drejtohen në këtë mënyrë.

Përgjigjen e saj interesante mund ta mësoni në videon e mëposhtme nga minuta e 10:05. /Lajmi.net/

YouTube player