Të Infektuar: 39.057

Të Shëruar: 24.427

Të Vdekur: 1.005

Tuna Sejdiu u uron ndjekësve ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

16:59 | 22 Nentor 2020

Foto: Instagram

Tuna përmes rrjeteve sociale u ka uruar ndjekësve ditën Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Tashmë dihet se dita e sotme shënohet si dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit e kjo festë u paralajmërua të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare, shkruan lajmi.net.

Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Ndërsa këngëtarja e dashur për publikun, Tuna Sejdiu ka hyrë në rrjete sociale për të uruar të gjithë shqiptarëve ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Përmes një Instastory, ajo ka bërë të ditur se është krenare që është shqiptare duke publikuar disa vargje për këtë ditë të veçantë , “Gëzuar ditën e Alfabetit!”./Lajmi.net/